Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me shkarkimin e mjekut Ilir Allkaj.
‘Të shkarkosh me verbëri politike një mjek, në një situatë kur kërkohet mobilizim i të gjithë profesionistëve në pension të shëndetësisë, tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale’, shkruan Bardhi.
Reagimi i plotë i Gazmend Bardhit:
Shkarkimi politik i raportuar nga mjeku Ilir Allkaj është hakmarrje e Edi Ramës dhe ka vetëm një arsye. Mjeku ngriti zërin dhe tregoi me fakte të vërtetën se qeveria nuk e ka pajisur sistemin shëndetësor me mjetet e duhura për të mbrojtur mjekët dhe personelin.
Të shkarkosh me verbëri politike një mjek, në një situatë kur kërkohet mobilizim i të gjithë profesionistëve në pension të shëndetësisë, tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale.
Partia Demokratike e dënon këtë akt të hakmarrjes politike të kryeministrit kundër mjekut Ilir Allkja me përvojë 27 vjeçare, të cilin e sulmoi politikisht dhe personalisht.
Mbrojtja e mjekëve me mjetet e duhura është me rëndësi jetike. Ata janë mburoja dhe garancia për shëndetin e qytetarëve.