‘Lloqe katundi nga ekrani në Surrel’/ Noka, Ramës: Po përpiqesh të na çmendësh të gjithëve

Hënë, 16 Mars 2020 17:00

Pas vendimit të qeverisë për të ndluar edhe lëvizjen e qytetarëve pas orës 18:00, vjen edhe reagimi i ish-deputeti demokrat Flamur Noka.
Përmes një postimi në Facebook, Noka shprehet se, kryeministri Edi Rama duhet konsiderur i rrezikshëm.
Sipas ish ministrit të brendshëm, “qe ne shkurt PD dhe opozita dhane alarmin dhe percaktuan masat qe duhen marre  per ti bere balle kesaj situate te rende . U  kerkua te sigurohen maska per popullaten ,te siguroheshin tampone te mjaftueshem nderkohe kryeministri tallej me thirrjet tona .U kerkua te kontrollohej cdokush  qe vinte nga Italia e te zbatohej karantina e detyrueshme ndersa kryeministri na percmonte”.
Reagimi i plotë:
Perfundimisht kryeministri yne duhet konsideruar i rrezikshem ...Loja qe po luan  vetem me lloqe katundi nga ekrani ne Surrel , pa dal asnje dite ne pune dhe pa  asnje mase konkrete ne sitsemin shendetesor eshte loje me rrisk te larte ne kurriz te shendetit te shqiptareve  eshte e rrezikshme  e deri ne kriminale.Qe ne shkurt PD dhe opozita dhane alarmin dhe percaktuan masat qe duhen marre  per ti bere balle kesaj situate te rende . U  kerkua te sigurohen maska per popullaten ,te siguroheshin tampone te mjaftueshem nderkohe kryeministri tallej me thirrjet tona .U kerkua te kontrollohej cdokush  qe vinte nga Italia e te zbatohej karantina e detyrueshme ndersa kryeministri na percmonte..Ngritem zerin fort qe te siguroheshin aparate respiratore dhe medikamente si garanci per te perballuar valen  goditese te Covid 19 por cdo gje binte ne vesh te shurdher ..Pervec keshillave per te lare duart e per te bere joga cfare masash ka marre ai per sistemin shendetesor?  Zero.

Vetem vetburgosje pa afat per te gjithe.. .E shikoni cfare po ben qeveria italiane ,,ajo gjermane dhe vende tjera duke shtuar 4000 e 10000 poste reanimimi dhe blere po aq aparate respiratore .Shto ketu edhe miliardat qe po shkojne per blerjet e medikamendeve  qe jane vertetuar ne Kine dhe ne Itali  qe japin efekt rrezikshem ..Edhe sivllai i tij Vuçiç mbreme deklaroi masat dhe qetesoi popullaten e vendit te tij duke i thene se ka rezerva ushqimore jo per kater muaj por per 4 vjet e ka blere medikamente dhe aparate respiratore qe ti bej balle me sukses kesaj  beteje.Edhe  Kosova qe eshte shtet shume me i vogel se ne akordoi 10 milion euro per pajisje e .

A e din ky Kryeminister se disa antivirale qe jane vertetuar efektiv nuk egzistojne thuajse  ne listen e barnave ne vendin tone dhe disa medikamente qe luftojne komplikacionin kryesor jane  ne sasi te paperfillshme . A e din ky kryeminister  qe numri i aparateve respirator eshte i paperfillshem??Per keto masa sja ndjen kryeministritas te flas e jo me ti ndermarre ..A e ka degjuar njeri te flas per  keto ??Asnjehere   ..Ndaj eshte i rrezikshem  Sepse kryeministri yne ben vetem lloqe nga bunkeri .Asnje mase nuk degjojme te thote per te forcuar  sistemin shendetesor qe te jete ne gjendje te perballoje valen goditese qe pritet te vije se shpejti.Te vetmet  masa jsne burgosja kolektive pa afat dhe kercenime per gjoba e burg kush nuk i bindet .

Masa tjeter e rrrzikshme eshte mbyllja”  e embel”mediave  qe shqiptaret mos kene mundesi te mesojne te verteten por vetem ate  qe do ju vij nga bunkeri i Surrelit .Kjo sjellje e nje kryeministri pa masa per fuqizim te sistemit shendetesor eshte e rrezikshme .Ai mbase eshte   i bindur se Covid 19 e lufton me propogande pa masa drastike financiare per shendetesine dhe ekonomine. Por kjo eshte cmenduri..Dhe tashme  po perpiqet te na cmend te gjjtheve.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...