Negociatat me Shqipërinë, Parlamenti holandez nuk mblidhet prej koronavirusit

Tuesday, 17 Mars 2020 13:01

Parlamenti holandez, i cili do të shqyrtonte sot kërkesën e qeverisë për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nuk do të mblidhet për shkak të rrezikut të koronavirusit.
Parlamenti do ta zhvillojë procedurën me shkrim, çka do të thotë se deputetët do t’i nisin pyetjet për ministrin e Jashtëm, Stef Blok me shkrim, dhe ai do t’u përgjigjet po me shkrim. Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet do të jenë publike. Parlamenti holandez pritet që deri të hënën të dale me një qëndrim sa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Qeveria holandeze për herë të parë ka propozuar hapjen e negociatave për Shqipërinë, por duke vendosur kushte. Holanda pret që Shqipëria të bëjë përparim me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, plotësimin e Gjykatës së Lartë, finalizimin e vetingut, forcimin e luftës ndaj korrupsionit, përfshirë zyrtare të lartë dhe rishikimin e ligjit të medias, sipas Komisionit të Venecias. Për Maqedoninë e Veriut, po është pa kushte.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...