Deliri/ Rama sulmon qytetarët: Askush nuk bën më shumë për ju se unë

Tuesday, 17 Mars 2020 13:38

Kryeministri Edi Rama shpërtheu ndaj qytetarëve në një postim në FB, duke treguar hapur mllefin që ka ndaj tyre, sicc bëri një ditë më parë kur sulmoi opozitën dhe median.
“Bëni ca pyetje sikur po vuani nga dora e robit, jo nga dora e Zotit,” shpërthen Rama ndaj tyre. “A do e kuptoni se kjo është luftë e vërtetë,” shkruan Rama.
“Askush nuk do bënte dot më suhmë për ju, se sa po bëjmë dhe do të bëjmë deri në fund, unë dhe qeveria ime,” shkruan ai.
Ky shpërthim deliri dhe ccmendurie vjen pasi qytetarët po shohin se si situata në vend po shkon drejt një pike të rrezikshme. Ekonomia po shkatërrohet dhe spitalet janë në gjendje të mjerueshme. Pasi e ka kuptuar se qytetarët nuk ngopen më vetëm me fjalë, ka vendosur të shpërthejë ndaj tyre.
STATUSI I RAMES
-O JU VËLLEZËR E MOTRA QË BËNI CA PYETJE SIKUR PO VUANI NGA DORA E ROBIT, JO NGA DORA E ZOTIT!
-A DO TA KUPTONI EDHE JU, SIÇ E KA KUPTUAR SHUMICA, SE KJO ËSHTË LUFTË E VËRTETË DHE PYETJA ËSHTË:
-PO T’I SHIHNIT AVIONËT QË JU BOMBARDOJNË MBI KOKË DHE PLAGËT QË HAPIN, A DO TI BËNIT ATO LLOJ PYETJESH?
-PRESIDENTI I FRANCËS MBRËMË I THA PESË HERË POPULLIT TË TIJ: JEMI NË LUFTË!
-JU LUTEM NDAJENI MENDJEN:
-JEMI NË LUFTË!
-NUK JENI NË SHTËPI SE DUA UNË, PO SEPSE KA NJË ARMIK QË KA SULMUAR VENDIN TONË!
-PRANDAJ BËNI SECILI LUFTËN TUAJ DHE BËNI DURIM!
-NE PO BËJMË E DO BËJMË GJITHÇKA QË ËSHTË E MUNDUR MBI KËTË TOKË, PO NUK JEMI ZOTI DHE NUK ZGJIDHIM DOT ME MAGJI PROBLEME E HALLE QË JANË REALE, POR QË JANË PJESË E TË QENIT NË LUFTË!
-ASKUSH NUK DO TË BËNTE DOT MË SHUMË PËR JU, SE SA PO BËJMË DHE DO TË BËJMË DERI NË FUND, UNË DHE QEVERIA IME!
-ME MISH E ME SHPIRT!

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...