PD i përgjigjet Ramës për masat ekonomike: Lëri batutat nga vila në Surrel, zbato propozimet tona pa humbur kohë

Tuesday, 17 Mars 2020 15:34

PD i është përgjigjur përmes sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi, deklaratave të kryeministrit Edi Rama.

“Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, Edi Rama, i papërgatitur dhe pa ide, hedh ndonjë batutë të lodhur në tëitter para se të adoptojë masat e propozuara nga PD.” Shkruan Bardhi apelon Ramën që pa humbur më kohë nga komplekset, të fillojë zbatimin e tyre një orë e më parë.

Postimi i Plotë:

 

Edhe na kopjon, edhe na sulmon! Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, Edi Rama, i papërgatitur dhe pa ide, hedh ndonjë batutë të lodhur në twitter para se të adoptojë masat e propozuara nga PD.

Të kemi thënë që ditën e parë: ne nuk e kemi problem që ti merr dhe zbaton masat e propozuara nga Lulzim Basha, përkundrazi. Në këto kohë të vështira ne po të kërkojmë publikisht të zbatosh të gjitha propozimet tona dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme. Sot betejën nuk e ke me opozitën, por me koronavirusin.

Prandaj pa humbur më kohë nga komplekset, fillo zbatimin e tyre një orë e më parë. Sa më shpejt t’i zbatosh të gjitha, aq më mirë do të jetë për çdo shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...