Dhoma Amerikane e Tregtisë i propozon qeverisë paketë masash: Fond emergjence me kredi të buta dhe grante

Tuesday, 17 Mars 2020 16:17

Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka propozuar një plan masash qeverisë shqiptare në mënyrë që të minimizohen efektet negative te bizneset që janë mbyllur apo janë goditur nga situata me koronavirusin.

AmCham propozon që të shtyhen fillimisht deklarimi dhe pagesa e tatimit mbi fitimit, njoftimi vjetor për transaksionet e kontrolluara, detyrimet fiskale për tre muaj kurse për bizneset e sekotrit të turizmit për 6 muaj.

Teksa propozon dhe një fond emergjence me kredi të buta dhe grante që bizneset të përballojnë efektin negativ.

DEKLARATA E DHOMËS AMERIKANE TË TREGTISË

Dhoma Amerikane e Tregtise eshte duke ndjekur me shqetesim te madh sfidat e shkaktuara nga pandemia globale e COVID – 19 dhe ofton mbeshtetjen e saj per te parandaluar, mbajtur nen kontroll dhe zbutur pasojat e kesaj epidemie.

AmCham ka vleresuar masat e marra nga qeveria shqiptare per te minimizuar shperndarjen e virusit dhe perpjekjet per te shpetuar jetet e prekur nga ky virus. Shume nga bizneset te cilat po perkrahin distancen sociale kane filluar te ndjejne ndikimin e masave te jashtezakonshme. Ne e inkurajojme qeverine shqiptare te zhvilloje paralel nje plan emergjence te mbeshtetjes te komunitetit te biznesit per te parandaluar nje krize te thelle ekonomike qe mund te gerryeje bazen e shendetshme ekonomike te vendit.

Ne jemi ne kete situate bashke dhe ne duhet te punojme te gjithe bashke per te identifikuar dizenjimin e zgjidhjeve me te mira ne menyre qe te minimizojme efektet negative afat gjate mbi komunitetin e biznesit dhe me gjere akoma mbi ekonomine e vendit.

AmCham ne mbeshtetje te plote te kompanive te saj anetare dhe gjithe komunitetit te biznesit ofron gjithcka qe ka ne dispozion per te trajtuar sfidat e muajve qe vijne. Ndersa mbeshtet aksionet e ndermarra nga qeveria shqiptare, te cilat kane nderprere aktivitetin e biznesit ne te gjithe vendin, AmCham ofrohet te asistoje qeverine shqiptare ne identifikimin e masave qe do te lehtesojne barren e biznesve ne keto kohe te veshtira per ta.

 

Keto nuk jane kohe te zakonshme per biznesin. Politikat qeveritare duhet te orientohen ne perputhje me situatat e jashtezakonshme ne te cilat po jetojme. Ne besojme se rekomandimet tona do t’i vijne ne ndihme te gjitha bizneseve te cilat jane demtuar financiarisht duke i lehtesuar nga detyrimet financiare te detyrueshme ne kohe normale. Ne rekomandojme plan masash si ne vijim:

  • Kerkese per shtyrjen e afatit ligjor per:

o          Depozitimin e pasqyrave financiare

o          Formularit per Deklarimin dhe Pagesen e tatimit mbi fitimin, si dhe;

o          Njoftimit vjetor per transaksionet e kontrolluara

• Eliminimin e detyrimeve fiskale per te pakten tre muaj, dhe per bizneset ne sektorin e turizmit gjashte muaj
• Krijimin e nje fondi te emergjences qe do te mundesoje access ne kapital (me ane te kredive te buta si dhe granteve) ne menyre qe bizneset te perballojne efektin negativ te kesaj periudhe

Ne menyre qe te minimizoje efektet ne dite ne vijim, AmCham do te jete ne kontakt te vazhdueshem me anetaret e saj duke ofruar asistencen gjate ketyre diteve te jashtezakonshme.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...