Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të lërë mënjanë luftën politike, dhe të vërë interesat e njerëzve të parat, në këtë situatë të vështirë koronavirusi.
Në një status në “Facebook”, Basha i kërkon Ramës t’iu heqë urgjentisht 120 milionë eurot oligarkëve dhe t’i çojë për mbështetje sociale, për shëndetësinë dhe për ekonominë.
Mesazhi i Bashës:
Çdo vend ka marrë masa financiare dhe fiskale për përballimin e krizës. Prej një jave edhe ne kemi propozuar masa lehtësuese që u vijnë në ndihmë familjeve në nevojë, sipërmarrësve të vegjël dhe punëtorëve.
Detyra e parë e qeverisë duhet të jetë shëndeti i shqiptarëve dhe po kështu, ndihma për qytetarët dhe për ekonominë. Shëndeti, siguria dhe ekonomia e njerëzve, janë shqetësimi ynë
Është e papërgjegjshme dhe jo njerëzore të sulmosh ditë e natë opozitën, në një kohë kur të gjitha energjitë duhen fokusuar për tu ardhur në ndihmë njerëzve.
Çdo masë që kemi propozuar është realiste dhe e zbatueshme nëse ka MIRËMENAXHIM, KOMPETENCË dhe TRANSPARENCË.
120 milionë euro që shkojnë dëm me koncesionet e oligarkëve, duhet të angazhohen URGJENTISHT për mbështetje sociale, për fonde shtesë për shëndetësinë si dhe për mbështetje fiskale dhe financiare për bizneset që sot kanë mbyllur dyert.
Jeta nuk ka çmim, sulmet bajate kundër opozitës nuk ofrojnë asnjë zgjidhje. Me batuta nuk qeveriset vendi, nuk ushqehen njerëz, nuk shpëtohen biznese dhe nuk rimëkëmbet ekonomia.
Ndaj do të vazhdoj pa u lodhur ti bëj thirrje qeverisë, që për hir të të gjithë shqiptarëve, të lërë mënjsnë luftën politike, dhe të vërë interesat e njerëzve të parat. Ndiqni më poshtë masat me efekt të menjëhershëm që i bëj thirrje qeverisë ti zbatojë pa humbur më kohë:👇