Koronavirusi/ Rama i mposht kryeministrat europianë vetëm në një pikë

E mërkurë, 18 Mars 2020 14:39

Europa po kalon ditë të vështira. Koronavirusi tashmë ka pushtuar shumë shtete të Europës, dhe epiqendra tashmë është Italia, e cila ka 1 mijë viktima e mijëra të prekur. Shtetet përkatëse janë mobilizuar për të parandaluar përhapjen në masë duke marrë masa deri në ekstreme, si mbyllja e kufijve dhe paralizimi i qarkullimit.
Kryeministri Edi Rama është kthyer në personazhin më të komentuar në media, kjo falë prezencës së tij të pashmangshme në rrjetet sociale, në intervista televizive, si dhe mesazhe apo audiomesazhe në celularët e shqiptarëve. Nga një vëzhgim i kryer nga albeu.com për vetëm 24 orë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social, Facebook, plot 14 herë. Mesazhe të gjata, masa nga qeveria, fjalë fetare, udhëzime e urdhra të tjera nga Ministritë e Arsimit e Shëndetësisë.
Kryeministri Rama padyshim ka thyer çdo rekord në paraqitjen e tij publike, videomesazhet e të cilit janë transmetuar të plota edhe nga televizionet informative. Gjatë këtij vëzhgimi, për prezencën në rrjetet sociale të udhëheqësve të vendeve të prekura në Europë nga koronavirusi, Rama "triumfon" bindshëm.
Të dhënat:
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama: 14 postime mbi koronavirusin në 24 orë, në kohën kur në Shqipëri kishte vetëm 38 persona të prekur nga koronavirusi dhe 1 shtetase të vdekur.
Giuseppe Conte Itali: 2 postime në 24 orë për koronavirusin.
Të prekur: 21 157 persona
Viktima: 1441 shtetas
Aleksandër Vuçiç Serbi: Vetëm 1 postim në 24 orë për koronavirusin.
Të prekur: 41 shtetas
Viktima: Asnjë
Emmanuel Macron: 2 postime në Facebook + 3 në Tëitter në 24 orë për koronavirusin.
Të prekur: Rreth 800 persona
Viktima: 79 shtetas
Boris Johnson, Mbretëria e Bashkuar, Angli: Vetëm 1 postim në Facebook në 24 orë për koronavirusin.
Të prekur: 800 persona
Viktima: 11 shtetas
Pedro Sanchez, Spanjë: Asnjë postim në rrjetet sociale në 24 orë për koronavirusin.
Të prekur: 5700 persona
Viktima: 132 shtetas
Kryeministri Albin Kurti, Kosovë: Vetëm 2 postime në Facebook në 24 orë për koronavirusin.
Të prekur: 5 persona
Viktima: Asnjë.
Në bazë të të dhënave që shikoni më sipër dhe që shumë lehtë vërtetohen në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama është rekordmen i paraqitjes publike dhe rrjeteve sociale. I akuzuar shumë herë për propagandë, kryeministri Rama di të shfrytëzojë situata të tilla, për të "pastruar" figurën e tij politike

Login to post comments