200 qytetarë shqiptarë që mbetën të bllokuar në Gjermani nisen drejt Tiranës

E mërkurë, 18 Mars 2020 15:51

Një lajm i mirë nga Gjermania për 200 shtetas shqiptarë që kishin mbetur të bllokuar në aeroport pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon se qytetarët shqiptarë do të duhet të fluturonin sot në orën shtatë 7:00 të mëngjesit me linjën ajrore Wizzair, por pa asnjë shpjegim të qartë asnjë prej tyre nuk është lejuar të niset drejt Tiranës.

MEPJ bën me dije se pas interesimit të filluar nga Përfaqësitë tona në Mynih, në Berlin dhe në koordinim me Ambasadën në Budapest, Aviacionin Civil dhe me Task Forcën në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u bë e mundur zhbllokimi i situatës.

Përfaqësues të Konsullatës Shqiptare në Mynih, kanë qëndruar në ambientet e aeroportit deri në momentin që avioni me 200 pasagjerët shqiptarë është nisur nga Memmingen drejt Tiranës.

Login to post comments