Ish- deputetja e PD Oriola Pampuri ka denoncuar vonesat që po bëhen për pensionet e pensionistëve duke akuzuar kryeministrin Rama.
Për Pampurin të vonosh një ditë pensionin është një vakt dhe një ilaç më pak për pensionistët. Ndërkohë Pampuri shprehet se të jesh kryeministër do të thotë të japësh zgjidhje reale dhe jo vetëm gjoba e kërcënime.
STATUSI I ORIOLA PAMPURIT
Fjalet me realitetin e pensionisteve jane si nata me diten. Rama tha se pensionisteve do t’u shkoje pensioni ne shtepi me poste, por deshmite e sjella me ze dhe figure tregojne te kunderten. 1 dite vonese per pensionistet do te thote 1 vakt me pak, 1 ilac me pak. Te jesh kryeminister, nuk do te thote te vesh gjoba e te besh kercenime. Do te thote te japesh zgjidhje reale, kur qytetaret kane nevoje.