Analisti Andi Bejtja, në një shënim në facebook, shkruan se me urdhërat që jep për 'ndalim' në këtë epokë të koronavirusit, Edi Rama de facto është kthyer në drejtor policie të kabinetit Basha, ndërkohë që ky i fundit përdor vetëm fjalën 'propozoj' dhe kryeministri 'ndaloj'.
Nëse një studiues, historian, apo qoftë dhe gazetar, pas disa vitesh, do t’i rikthehet fare pa pasion, asaj që po kalojmë këto ditë në “Epoken e Coronës”, do të vije kollaj te ky titull. Vetëm duke parë leksikun e dy liderave kryesore, vetëm në harkun kohor të një jave shikon një shpërpjestim të madh: Edi Rama ka kryefjalë e refren të tij fjalën “Ndaloj”, ndërsa lideri opozitës fjalën “Propozoj”. Me kaq shumë “Ndaloj” të njërit dhe me kaq shumë “Propozoj” të tjetrit, në rastin më të mirë Edi Rama, hë për hë, nuk është as më pak e as më shumë, po thjesht një Drejtor Policie i Kabinetit Basha, që anunçon me zell në Facebook, oraret e ndalimit të këmbësorëve, makinave….Kryeminister: je shume vonë, fillo bëj kryefjalë tënden fjalën “Propozoj”….Kryeministrat e Rajonit, të Europës e të Botes e kanë bëre me kohe….