Reagon ashpër PD: Skandal kriminal, Edi Rama ndal sulmet politike, fillo bëj punën për të cilën paguhesh

E Enjte, 19 Mars 2020 09:16
Shqiptarët kërcënohen nga rreziqe të mëdha. Edi Rama ndal sulmet politike, fillo bëj punën për të cilën paguhesh.
 
Dje në emisionin Open është dërguar një mesazh i sajuar me pyetje drejtuar Edi Ramës nga gjoja numri i telefonit të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky mesazh i sajuar në mënyrë të paligjshme është një akt i turpshëm i atyre që duan të fshehin keqmenaxhimin e krizës. 
 
Ata që sajojnë mesazhe në emër të kryetarit të opozitës, duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në telefonin e gazetarëve, mund ta bëjnë këtë akt të rrezikshëm me çdo qytetar. Ne do t’u kërkojmë organeve përgjegjëse të zbardhin këtë skandal kriminal për të zbuluar me prova autorët dhe për ti ndëshkuar ata sipas ligjit. 
 
Edi Rama duhet të ndalë menjëherë lojërat e pista dhe luftën politike me mesazhe fallso, njerëz fallso dhe propagandë të skaduar kundër opozitës. Ai duhet t’u kthejë sot shqiptarëve lekët e taksave për të përballuar krizën e bukës që po thellohet nga mbyllja e vendeve të punës. 
 
Thirrja jonë për Edi Ramnën është: Mirato urgjentisht paketën e ndihmës! Shqiptarët kërcënohen nga rreziqe të mëdha. Ndal sulmet politike, fillo bëj punën për të cilën paguhesh!.  
Modifikuar më E Enjte, 19 Mars 2020 10:37
Login to post comments