‘Ke një javë që na flet me brekë, Gjeneral’, Briken Fejzullahu – Ramës: Çohu vishu, se ia more fytyrën…

E Enjte, 19 Mars 2020 09:31

Briken Fejzullai, i njohur për reagimet e tij pikante, ka komentuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama, që sipas tij nuk ngjan në asnjë pikë me atë të gjeneralit.

Fejzullai shprehet se në vend që të qendrojë me brekë, në shtëpinë e tij në Surrel, Rama duhet të sillet si një gjeneral, të mbledhë shtabin, dhe të jetë në krye të detyrës, si mandatar i qytetarëve.

Me batutën e vetë kreut të qeverisë Fejzullai e mbyll: Der’ at’herë… Përqaf nga larg!

Postimi i Fejzullait:

Ke një javë që na flet për luftë e na jep mend, me brekë, nga bunkeri plot zogj e cicërima.
Çohu, vishu, mblidh shtabin e shko në front o Gjeneral; se ia more fytyrën, asaj përkrenares që ke në krah!

Bëhu serioz ti i pari; e do shohësh që edhe këta që sot e marrin me kaq sportivitet (a thua s’ia kap akoma “RAI-n”), do të bëhen më të ndërgjegjshëm e do ndryshojnë.
Ma beso!

Der’ at’herë… Përqaf nga larg!.

Login to post comments