Plani me 7 pika i qeverise/PD kërkon transparencë: Hap i parë i mirëpritur, por i pamjaftueshëm

E Enjte, 19 Mars 2020 21:38

Kryeministri i vendit Edi Rama paraqiti një plan me 7 pika për të përballuar situatën e krijuar nga CoVid 19. Kryeministri ka shpjeguar se të parët që do të mbështeten do të jenë më të dobëtit.

Rama më tej ka shpjeguar se qeveria ka tre plane A, B dhe C për të përballuar krizën ekonomike që po sjellë koronavirus.

 

Pas prezantimit reagoi edhe Partia Demokratike.

 
 

"PD e konsideron planin e masave social-ekonomike si të domosdoshëm për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirus. Propozimi i Qeverisë ka nevojë urgjente për transparencë dhe për t’u detajuar," thekson deklarata e PD.

 

"Masat e shpalluara vlerësohen nga PD si një hap i parë i mirëpritur, por i pamjaftueshëm".

Modifikuar më E Enjte, 19 Mars 2020 21:55
Login to post comments