Fatkeqësisht konstatojmë se dhe në këtë situatë të vështirë “burime” nga mazhoranca gjejnë kohë për t’u marrë me politikë të papërgjegjshme dhe të pacipë duke serivur në media lajme të pavërteta nga Venecia. Me kete reagim ka dale sot Presidenca, pas te dhenave te fundit nga komisioni i Venecias.
Postimi Tedi Blushit
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është i fokusuar në masat e marra për përballimin e COVID 19 dhe tejkalimin e kësaj situate kritike, duke patur prioritet kryesor vetëm mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari.
Por fatkeqësisht konstatojmë se dhe në këtë situatë të vështirë “burime” nga mazhoranca gjejnë kohë për t’u marrë me politikë të papërgjegjshme dhe të pacipë duke serivur në media lajme të pavërteta nga Venecia.
Me përgjegjësi të plotë sqarojmë se “burimi i Strasburgut” është Taulant Balla, i cili edhe pse është kryetar i vetëm një grupi parlamentar politik në Kuvend është personi i kontaktit në emër të Kuvendit edhe me Komisionin e Venecias, tamam për të provuar se Kuvendi aktual është njëpartiak.
Burimet e vërteta nga Strasburgu konfirmojnë se raporterët nuk kanë pranuar ndryshimin e opinionit të 6 marsit. Ndërkohë në Parlamentin holandez është kërkuar të përfshihet si kusht i qartë për Qeverinë shqiptare: zbatimi i rekomandimeve të opinionit të datës 6 mars, dhe opinionit për ligjin e ashtuquajtur “anti-shpifje”, përveç 9 kushteve të Bundestagut. Në këto rrethana është shtyrë edhe publikimi i raportit përfundimtar nga Komisioni i Venecias.
Presidenti Meta uron që situata me pandeminë COVID 19 të kalojë sa më shpejt, dhe se vëmendja dhe angazhimi i Tij do të vazhdojë të jetë 100% në kapërcimin e saj të menjëhershëm dhe me pasoja sa më të lehta për qytetarët.