BE do hapë negociatat, shtohen kushtet për Shqipërinë

Hënë, 23 Mars 2020 16:17

Disa nga agjencitë më të mëdha europiane raportuan sot se Bashkimi Europian do të hapë dritën jeshile për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në vazhdën e progresit të shënuar në reforma dhe përmbushjen e kushteve të vendosura unanimisht nga Këshilli në Qershor të 2018-s, Këshilli Europian vend të hapë negociatat më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, thuhet në draft-vendim.

Por, duke bërë një krahasim me konkluzionet e vitit 2018, kur u tha se negociatat do të hapeshin,  por gjithashtu u vendos se kur do të mbahej edhe konferenca e pare ndërqeveritare (brenda vitit 2019), këtë herë ky kufizim kohor ka rënë dhe ulja reale në tryezë me BE mund të shtyhet në kalendat greke.   

Ndërkohë agjencia Bloomberg shkruan se do ketë një shtim dhe forcim të kushteve për Shqipërinë.

Ajo nuk sqaron se çfarë kushtesh shtesë janë, por dihet se Holanda dhe Greqia kanë rezerva dhe do të vendosin kushte.

Një një dokument thuhet se para konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëria duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara nga Bundestagu gjerman, përfshirë implementimin e reformës elektorale, sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë dhe finalizimin e strukturave anti-korrupsion dhe kundër krimit të organizuar.

Listës i shtohen gjithashtu kërkesat për frenimin e azilkërkueseve dhe ndryshimi i ligjit të medias sipas rekomandimit të komisionit të Venecias. Adresohen gjithashtu shqetësimet e Athinës për respektimin e të drejtave të minoritetit grek në vend.

Ka pasur më herët raportime se liria e medias do të jetë një tjetër kusht i shtuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...