Dy qëndrime, dy botë!

Hënë, 23 Mars 2020 16:19

Nga Sali Berisha

Republika e ligjit dhe kushtetutës e Francës versus Narko Republikës antikushtetuese të Surrelit!

Emanuel Macron është presidenti më i fuqishëm në kompetenca në Europë.

Por ai e di se mbi të, dhe fuqitë e tij, qëndron Kushtetuta dhe ligjet e vendit.

Ndaj dhe në zbatim të Kushtetutës së vendit të tij, e cila si çdo Kushtetutë tjetër në botë lejon kufizimin kolektiv të të drejtave të qytetarëve vetëm duke shpallur me ligj të veçantë të parlamentit Gjendjen e Jashtëzakonshme!

Kurse në narko republikën e Surrelit, i ngujuari në Sarajet e tij, Sulltan Salep Surreli asgjëson Kushtetutën, ligjet, institucionet e vendit dhe nga bodrumi ku është fshehur, bën vetë Kushtetutën, ligjin, kryekreun e narko-ekzekutivit, narko-parlamentin, presidentin, deri edhe zëdhënësin e shpifur të Ardi Xhafës dhe të ish-kunatës.

Me të gjitha këto veprime dhe akte antikushtetuese, Sulltan Salep Surreli beson se do të mund të mbulojë para publikut qëndrimin e tij të papërgjegjshëm në 85 ditët e para të epidemisë, ndaj të cilës nuk mori absolutisht asnjë masë të vetme. Përkundrazi, u tha shqiptarëve me zë dhe figurë se koronavirusi nuk është asgjë!!!

Kurse zëdhënësit e tij iu deklaronin në media se mezi prisnin të shihnin një rast me koronavirus!!!

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe aktet dhe qëndrimet antiligjore dhe antikushtetuese të Sulltan Salep Surrelit, ju ftoj ju miq dhe çdo qytetar të zbatojmë me rigorozitet të plotë të gjitha masat e rekomanduara nga OBSH për mbrojtjen nga COVID-19.

Sipas dëshirës mund të lexoni raportimin e mëposhtëm. sb

Franca miraton ligjin për situatën e jashtëzakonshme, qeveria me kompetenca më të mëdha

https://www.botasot.info/evrope-bota/1259070/franca-miraton-ligjin-per-situaten-e-jashtezakonshme-qeveria-me-kompetenca-me-te-medha/?fbclid=IwAR1QKWxIdCVB61t-ufYINXhR-qsRWHLviLoDzEs6-_j7qlqTvIOlShsmbz8

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...