'Asnjë justifikim s'mund të pranohet më'/ Idrizi: Shqiptarët kanë të drejtë të dinë sa të sëmurë janë

Hënë, 23 Mars 2020 17:07

Përmes një deklarate për mediat, kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi inkurajon bluzat e bardha në luftën e tyre kundër Coronavirusit, ndërsa nuk kursen kritikat ndaj sjelljes së qeverisë.

PDIU apelon te qeveria që të nisë testimin e qytetarëve, ndërsa shton se, "Asnjë justifikim nuk mund të pranohet më".

"Asnjë justifikim nuk mund të pranohet më! Shqiptarët kanë të drejtë të dinë sa të sëmurë, apo realisht të kërcënuar nga sëmundja janë. Qeveria ka DETYRË, t’ua përmbushë këtë të drejtë. Ashtu siç ka detyrë të marrë masa realisht të nevojshme, mbi bazën e testeve masive dhe jo improvizimeve. Jemi te bindur se TESTIMI dhe DIZIFEKTIMI masiv është rruga e duhur", thuhet ndër të tjera në deklaratën e Idrizit.

 

Deklarata e plotë: 

 

Motra e vëllezër! Qytetarë të Republikës së Shqipërisë! Të gjithë po jetojmë kohë të vështira. Më shumë sesa pakënaqësitë me Shtetin, Qeverinë, Partitë, na mundon padijenia se çfarë ndodh nesër. Qartësisht qëndrimi në shtëpi, në kushtet kur nuk e dimë se kush është i infektuar dhe në ç'masë është përhapur virusi është DOMOSDOSHMËRI. Ka pa dyshim vend për kritika ulëritëse për mungesën totale të protokolleve shkencore e shtetërore, të cilat u zëvendësuan me improvizime dhe mbi të gjitha me fyrje e komunikim deri edhe harbut, nga ana e qeverisë.

PDIU nuk e pranon këtë gjuhë komunikimi. Njëkohësisht denoncon injorimin e protokolleve ligjore të sjelljes, që u zëvendësuan me improvizime. Por sot është koha për të QËNDRUAR NË SHTËPI. Mesa duket kemi hyrë në një fazë delikate dhe tani jeta e çdo njeriu vlen më shumë. Mjekët janë MREKULLIA jonë Kombëtare dhe duhet t’i ndihmojmë ata duke qëndruar në shtëpi. Duhet të lejojmë që t'u shërbejnë bashkqytetarëve tanë që kanë më shumë nevojë, në këtë valë pandemie. Respekt e nder për mjekët, infermierët dhe punonjësit e gjithë sistemit shëndetësor!

Por, siç bien dakort shumica e ekspertëve të njohur botërorë, kjo pandemi do të zgjasë. Ndoshta me forma më të zbutura, por do jetë midis nesh. Prandaj i kërkojmë qeverisë që TANI, pa humbur asnjë sekond kohë,të fillojë testimin masiv të popullsisë. Në fillim në qytetet e prezumuara si vatra infektive. Pastaj më gjerë. Është krejt e mundur të bëhet kjo gjë. Tregu ka tamponë për aq sa kemi nevojë ne si shtet.

Asnjë justifikim nuk mund të pranohet më! Shqiptarët kanë të drejtë të dinë sa të sëmurë, apo realisht të kërcënuar nga sëmundja janë. Qeveria ka DETYRË, t’ua përmbushë këtë të drejtë. Ashtu siç ka detyrë të marrë masa realisht të nevojshme, mbi bazën e testeve masive dhe jo improvizimeve. Jemi te bindur se TESTIMI dhe DIZIFEKTIMI masiv është rruga e duhur.

Ju kujtojmë të vetmin model të suksesshëm deri tani në betejën kundër Covid -19, atë të Koresë së Jugut, me testimin masiv të popullatës. Pa teste e dizifektim masiv nuk ndërtojmë dot mbrojtjen e duhur… Pa teste jemi të gjithë në një rrugë qorre! Nuk fitohet asnjë betejë pa e njohur armikun!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...