Ish-ministri i Shëndetësisë thirrje ministrisë së Jashtme: Ktheni në Atdhe shqiptarët e bllokuar jashtë, krijoni një fond për ta

Hënë, 23 Mars 2020 17:07

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu përmes një reagimi i bën thirrje Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që t’iu ofrojë ndihmë shqiptarëve të bllokuar jashtë vendit për shkak të CIVID-19.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Shehu thekson se këta qytetarë kanë nevojë për ndihme të çdo lloji, asistencë, qetësin e kthim në atdhe.

MESAZHI I SHEHUT
Edhe mendimi me i larget se kthimi i shqiptareve te bllokuar shton mundesite e kontaminimt ne Shqiperi eshte kriminal.
Ministria e Jashtme te zgjohet, te ndihmoje realisht shqiptaret qe kane ngelur te bllokuar jashte kufijeve tane, mund te jene me mijra…
Keta qytetare kane nevoje per ndihme te cdo lloji, asistence, qetesim e kthim ne atdhe.

Sot isha ne kontakt me disa nga ata, banues te Gjirokastres, te bllokuar ne Gjermani ku mendohet se jane reth 1000 dhe kerkoj qe:
1.Ministria te aktivizoje nje faqe portali, praktike kjo e disa vendeve, ku shume shpejt ata te identifikohen e te gjejne instruksionet perkatese, numrat e urgjences ne ambasada nuk po arrijne te zgjidhin problemin.
2. Te caktohet nje buxhet emergjence per ata nga shteti, qofte dhe ne forme huaje pa interes.
3.Te instruktohen e ndihmohen qe te realizojne nje sigurim shendetesor, i domosdoshem ky ne keto situata.
4. Kryqi i Kuq e Carietasi yne duhet te furnizohen me informacionin e nevojshem nga instancat shteterore, qe te mund te dialogojne me kunderpartet e tyre ne ato vende per te asistuar ata qe kane nevoje.
5. Te realizohen sa me shpejt fluturime speciale per kthimin e tyre, krejt e mundeshme kjo, Italia po e realizon me sukses.
Neqoftese dikush arsyeton qe kthimi keshtu i tyre mund te shtoje rreziqet e kontaminimit ne Shqipëri, une i them qe eshte mendim kriminal. Duhet te sigurohen te gjitha mundesite e vendosjes ne karantine te atyre mbas kthimit, ne baze te protokolleve perkatese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...