Engjëjt e Botës titullohet poezia e ndjerë e ish deputetit Luan Rama, si një dedikim mirënjohjeje dhe dashurie për mjekët në keto ditë që kanë ndryshuar botën, për shkak të betejës me pandeminë e koronavirusit.
Duke i cilësuar mjekët, ata që sot janë në vijën e zjarrit në luftën me virusin e rrezikshëm dhe të pamëshirshëm që ka marrë mijëra jetë njerëzish, heronjtë e botës, për Luan Ramën, janë Kengët e Beatriçes së poetit të madh italian Dante Aligieri që simbolizojnë kënget për jetën.
POSTIMI I PLOTE
ENGJËJT E BOTËS
( Dedikim mjekëve)
Kapluar në ethe,
Prej ashtit të vet
Bota rënkon dhembjen e njeriut!
Ngrijnë retë nëpër qiell
Prej piskamës së shpirtit,
E dhembja në dhembje mpihet!
Yjet – kristale gjaku,
Rrugën e Qumështit gjakojnë,
Ndërsa bota pezmon në detin e dhembjes së vet!
Mes Skillës dhe Karibdës,
Flama – kurorë,
Luan me fatin e saj!
Rrugët e botës,
Si damarë të zbrazur,
Presin të ndjejnë prapë
Vlagën e jetës.
Qytetet e botës
të ndalur në bosh,
Presin këngën e njeriut,
që të mos ngjajnë më si arkëmorte ëndrrash të vrara!
Shpirti i Dantes,
Më dha këngët e Beatriçes,
T’ju falem mjekëve – engjëj të botës,
Që jetën kanë mbështjellë me dritën e syrit,
Dhe e ruajnë si amanetin e brengës së madhe të Hipokratit!
Asnjë të mos harrojë se është njeri!
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...
Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...
Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...