Rama-Veliaj vazhdojnë planin e mega-vjedhjes në kohërat e kolerës.

Tuesday, 24 Mars 2020 12:00

Teksa gazetari i Ora News,dhe operatori ishin në kyre të detyrës janë kërcënuar nga kompania Salillari.Shkak është bërë denoncimi i faktit që kjo kompani ka thyer rregullin e ndalim qarkullimit, ne kuader te masave te marra nga qeveria per parandalimin e perhapjes se koronavirusit.
Në kohën kur Shqipëria është e gjitha ne ndalim qarkullimi, vetëm kompania Salillari lejohet të punojë në Unazën e re.Ndërsa shqiptarët janë vendosur në karantinë për t’i bërë ballë COVID-19, kur bizneset kanë mbyllur dyert dhe po luftojnë një luftë ndaj CORONAVIRUS, oligarket e Edi Rames vazhdojne punimet naten duke thyer rregullat e ndalim qarkullimit. Bashkia Tiranë e cila deri me tani nuk ka marre asnje mase per dezifektimin e kryeqytetit,vazhdon planin e mega vjedhjes ne koherat e koleres.Në total vlerat e hetuara deri më tani te tenderave te cilat shkojne per miqte e qeverise kapin shumën e 51,5 mln eurove dhe eshtë jetike që këto shuma të ishin alokuar për një rishikim buxheti në ndihmë të familjeve që janë në kushte ekstreme varfërie dhe për një frymë-marrje të domosdoshme për ekonominë. Por duket se zëri i tyre bie në veshin e shurdhët të një Edi Rame që mes halleve të njerëzve dhe xhepave të tij dhe miqve të tij ka zgjedhur edhe në kohë pandemie të vjedhë,te shpërdorojë paratë e shqiptarëve dhe te thyeje cdo rregull vetem qe atyre tu shkoje puna mbare, ndersa per qytetaret e thjeshte gjoba , burg e kercenime me shkopa gome.
Në një kohë që qindra mijëra familje dhe i gjithë biznesi i vogël që është motori i punësimit dhe burimi kryesor i mirëqebies për vendin janë në krizë, Kryeministri i vendit është siguruar që të gjithë kompanitë e zakonshme klientë të qeverisë të marrin çdo qindarkë të faturuar dhe te vazhdojne punimet te qeta sikur te mos kishte ndodhur asgje, si ne rastin e Salillarit dhe kjo eshte skandaloze.
Në kete kohe pandemie te frikshme nuk fle vetem virusi dhe oligarket e Edi Rames dhe Erion Veliajt.

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...