Çelja e negociatave me Shqipërinë, Basha: Tani gjithçka në dorën tonë, të përmbushim të gjitha kushtet

Tuesday, 24 Mars 2020 15:15

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit nga Këshilli i Ministrave të BE-së, që vendosi në një video-konferencë të zhvilluar të martën në mesditë të hapë dritën e jeshile për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një postim në Twitter, lideri i opozitës thotë se tani është momenti që të përmbushen të gjithë kushtet e vendosura më herët.
POSTIMI I PLOTE
“Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre“.

 

Login to post comments