Metaliaj:Sot edhe Lezha futet në listën e qyteteve të prekur nga Covid-19

Tuesday, 24 Mars 2020 15:18

Dy qendra shëndetësore u dizinfektuan dhe u mbyllën sot.Disa mjekë dhe infermierë të spitalit të Lezhës janë vetëkarantinuar .
Të dashur bashkëqytetarë të mi,miqësisht ju bëj thirrje të zbatojmë me përpikmëri dhe përgjegjshmëri të lartë të gjitha udhëzimet dhe masat e duhura për të parandaluar përhapjen e këtij virusi vrastar.Ju lutem respektoni distancimin social ,të qëndrojmë në shtëpi,ta bëjmë këtë në mbrojtje të shëndetit dhe të jetës për veten tonë,të afërmit tanë dhe mbarë komunitetin .
Jeta është e shtrenjtë ,ndaj të jemi sa më të kujdesshëm!
Uroj nga zemra shërim të shpejtë infermieres qe u diagnostikua me këtë virus,si dhe të gjithë personelit mjekësor që janë vetëkarantinuar sot.
Një falenderim nga zemra për bluzat e bardha ,personelin mjekësor,mjekët dhe infermierët të cilët po bëjnë gjithçka munden për tu ardhur në ndihmë qytetarëve ,duke sakrifikuar jetën dhe shëndetin e tyre pasi po punojnë në kushte tejet të vështira.
Duke riapeluar kërkesën e kryetarit të PD-së z.Lulzim Basha ,nga Lezha i bëj thirrje kryeministrit :Shpall gjendjen e fatkeqësise natyrore ,pasi çdo ditë e më shumë po zgjerohet harta dhe po rritet numri i personave te prekur nga Covid-19.
Shpalle tani pasi nesër do të jetë vonë.
Asgjë nuk vlen më shumë se jeta dhe shëndeti i popullit shqiptar.
Zoti i bekoftë dhe i rujte banorët e Lezhës dhe të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen!
Me mbështetjen tek njëri-tjetri dhe ndihmën e Zotit do t’ja dalim ta kalojmë me sukses këtë sprovë kaq të vështirë!

Login to post comments