Kryemadhi për vendimin e BE: Lajm shprese për Shqipërinë

Tuesday, 24 Mars 2020 15:51

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cilëson vendimin e ministrave të BE për t’i hapur negociatat Shqipërisë një lajm shprese për shqiptarët.

Kryemadhi shkruan në “Facebook” se tashmë puna duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, paralelisht me punën për mbrojtjen e shtetit, në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit.

“Çelja e negociatave në parim është një lajm shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Tashmë puna duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, paralelisht me punën për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë në këto kohë të vështira”, shkruan Kryemadhi.

Login to post comments