Tirana mbushet me plehra, Veliaj fajëson qytetarët: Po blini shumë

Tuesday, 24 Mars 2020 15:23

Situata e koronavirusit ka bërë që njerëzit të bëhen akoma më të ndërgjegjshëm për mjedisin dhe pastërtinë. Por fotot që po qarkullojnë në median sociale orët e fundit janë shqetësuese.
Tirana duket e mbushur me plehrat. Koshat janë plot dhe shqetësimi mbetet i lartë.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, thotë koshat po pastrohen nga pesë herë në ditë. Megjithatë ai e gjeti fajtorin, kur tha se qytetarët po blejnë shumë, njësoj si për Vitin e Ri.
“Më rezulton nga të gjithë kolegët e mi në Europë se kemi frekuencë pastrimi më shumë se kushdo tjetër. Ndoshta edhe pak për mentalitetin tonë. Mbani mend atë shprehjen e famshme: të na gjejë Viti i Ri plot. Ne po sillemi çdo ditë sikur është Vit i Ri. Pra, radhë dje tek tregu ushqimor, radhë prapë sot, pra po e trajtojmë cdo ditë si Vit i Ri në një sens blerje të pajustifikueshme që prodhon të gjitha këto mbetje. Janë katër mijë pika. Do të thotë që sa të bëjë xhiron një makinë në bllok, është mbushur menjëherë pika që sapo pastruam. Askush të mos habitet,” tha Veliaj

Login to post comments