Moskokëçarja e Ramës/ Si i infektuan familjarët të afërmit e ardhur nga Italia

Tuesday, 24 Mars 2020 16:48

Ashtu siç pritej, është rënduar bilanci i të prekurve nga Coronavirusi në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm u shënua viktima e pestë, ndërsa vetëm gjatë 24 orëvë të fundit janë shënuar edhe 19 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total të të prekurve në 123.

Qarqet më të prekura janë Tirana dhe Fieri, ndërsa harta u zgjerua edhe me qytete si Lezha, Berati apo Hasi.

Mmësohet se në tre prej qyteteve të prekura tashmë, shkak për infektimin e të afërmve janë bërë pikërisht të ardhurit nga Italia.

“Në Korçë, mbesa e ardhur në daten 8 infekton gjysherit mbi 70 vjec, ne Vlore djali i ardhur ne daten 9 infekton prinderit mbi 60 vjec, ne Lushnje djali i ardhur ne daten 10 infekton dy prinderit mbi 74 vjec”, konfirmoi zv kryeministri Erion Braçe sot.

Ndërkohë, një punonjëse e Agjencisë së Kadastrës së Korçës është zbuluar si e infektuar nga virusi COVID-19, pasi një prej familjarëve të saj, pas egzaminimit rezultoi se ishte i prekur me Coronavirus.

Por teksa shifrat rriten çdo ditë e më tepër, gishti i përgjegjësisë kthehet nga kryeministri Edi Rama, i cili pavarësisht paralajmërimeve dhe thirrjeve për mbyllje të kufijve me Italinë, bëri ‘të fortin’ dhe shpërfillësin.

Madje, ai që sot flet për varre masive, të vdekur të shumtë që nuk do të kenë as varr për tu prehur, akuzonte për panik ata që e këshillonin të merrte masat e domosdoshme në kohën e duhur

Të urojmë dhe të shpresojmë që moskokëçarja e kryeministrit tonë të mos jetë shkak për një thellim të bilancit... /A.R,Syri.net

Për kujtesë, çfarë deklaronte Rama më 27 shkurt, 2 mars e 12 mars për Coronavirusin:

 
  
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...