Komisionieri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi ka patur një bisedë me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Siç informon vetë zyrtari i lartë i BE-së, përmes një postimi në Twitter, tema e bisedës ka qenë drita jeshile që ministrat e BE i dhanë pak ditë më për çeljes së negociatave me Shqipërinë si dhe situata me pandeminë COVID-19.
Si pjesë e qasjes sime të vazhdueshme pata një bisedë me Lulzim Bashën për rëndësinë e marrjes së dritës jeshile nga Shqipëria për çeljen e negociatave. Ne ramë dakord që reformat duhen vazhduar.
BE qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet në luftën kundër Coronavirus”, shkruan ai.
© SYRI.net