COVID-19/ Vendimi i ri i Qeverisë së Kosovës: Ndërprerja e shkollës vazhdon deri në një vendim tjetër

Premte, 27 Mars 2020 09:44

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që ndërprerja e mësimit në të gjitha nivelet të vazhdoje deri në marrjen e një vendimi tjetër.

Qeveria e Kosovës kishte vendosur që mësimi të ndërpritet nga data 11 mars me qëllim parandalimin e perhapjes së koronavirusit, por ne vendimin me te ri, thuhet se se kur rinis shkolla do caktohet nga qeveria me vendim tjeter.

VENDIMI
1.Ndryshohet dhe plotësohet Vendimi i Qeverisë nr.01/07 i datës 11.03.2020 për parandalimin e infeksionit Corona Virus COVID-19.

2.Ndryshohet nën paragrafi 1.1. i paragrafit 1. të vendimit bazë, ashtu që ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në Institucionet Arsimore Publike dhe Private në të gjitha nivelet vazhdon deri në një vendim tjetër, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna ( kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë).

3.Ky vendim është pjesë përbërëse e vendimit nr. 01/07 të datës 11.03.2020.

Në Kosovë janë konfirmuar 79 raste, ndërsa ditën e diel është shënuar edhe viktima e parë.

Login to post comments