Si në diktaturë/ Alizoti: Sot duhet ti marrësh leje birit të partisë për të dalë

Premte, 27 Mars 2020 18:10

Duke nisur nga dita e hënë, të drejtën për të dale nga shtëpia e ka vetëm një pjesëtar I familjes dhe për ta bërë një gjë të tillë fillimisht duhet të kërkojë leje online në platformat e qeverisë.

Lidhur me këtë masë të re, shumë e ashpër, ka reaguar edhe anëtari I kryesisë së PD, Tomor Alizoti.

Si pinjoll i një prej familejeve të internuara gjatë regjimist komunist, Alizoti bën një paralelizëm me kohën e diktaturës komuniste në vendin tonë.

“Partia nënë e partisë së kryeministrit për të levizur dikur lëshonte leje për të internuarit, leje për zonat kufitare, libër shtëpie per të parë se kush hynte e dilte! Sot birit të partisë biologjikisht dhe ideologjikisht duhet t'i marrësh leje!! Për të gjithë ata që dyshuan ose harruan se partia Nënë kish vdekur të jenë shumë të kujdeshëm se ajo ka lënë pas bijte e saj!”, shkruan Alizoti në reagimin e tij.

Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikate drejtuar të gjithë shqiptarëve ka sqaruar se do të hyjmë në një fazë tjetër të masave parandaluese të COVID-19.

Ai shpjegoi se tashmë të vetmit që do të lëvizin në orarin 05:00-13:00 do të jenë personat e autorizuar (një person për çdo familje) që të bëjë pazarin dhe blerjet e tjera të nevojshme për familjen.

“Leje daljet për Pazar. Për të blerë ushqime dhe ilace ose për të marrë ndonjë shërbim tjetër. Do të jepen vetëm për një person në familje për mes aplikacionit online që do të hynin në “e Albania”. Leja është automatike nëse bëhet në “e Albania”. Në rast se nuk e keni do të kërkohet me sms dhe do të merret pas 24 orësh. Në qendrat urbane, Tiranë dhe në të tjerat do të jetë e vetmja mënyrë pa marrë gjobë. Dhe pa humbur makinën . Kush ecën në këmbë jashtë orarit dhe pa leje brenda orarit gjobitet dhe i konfiskohet makina", paralajmëroi sot kryeministri Edi Rama. 

Login to post comments