Ndërsa qindra qytetarë po luftojnë me Koronavirusin, ndërsa qindra mijëra të tjerë qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre, kryebashkiaku i Tiranës vijojnë me shfaqjet e tij në televizione dhe jo vetëm.
Nisur nga kjo ka reaguar edhe kryetari i FRPD, Belinsd Këlliçi, i cili nuk kursen tonet e forta ndaj Veliajt.
Reagimi i plotë i Belind Këlliçit:
Ndersa qindra qytetare jane te prekur me COVID-19, disa po luftojne me vdekjen, mijra te tjere jane ne ankthin e mungeses se ushqimit te perditshem, miliona shqiptare jane ne panikun e asaj qe do te vije, i vetmi njeri ne kete vend qe e ka mendjen tek intrigat politike, eshte si gjithmone ai, Erion Veliaj!
Ne show-un e tij sot per mbulimin e deshtimit te pastrimit te plehrave ne Tirane, te dizinfektimit te rrugeve te qytetit, te sigurimit te ndihmave per te pamundurit, per rradhet e gjata te pageses me cmim shume fish me te larte te ujit te pijshem nderkohe qe uje nuk ka, ai vjen verdalle neper Tirane, duke sulmuar kreun e opozites me propaganden e tij te dale boje!
Ne fakt nuk ke cfare pret tjeter nga nje njeri qe duhet te ishte sot ne burg, sepse per shkak te grykesise se tij, makuterise e babezise, coi ne vrasjen e nje te riu, Ardit Gjoklajt! Shqiptaret nuk e harrojne faktin Erion, se per shkak te kthimit te Tiranes ne lavatrice te pastrimit te parave, sot kemi edhe nje tjeter kusht per celjen e negociatave dhe anetaresimin ne BE!
Shqiptaret sot nuk duan perplasje politike, nuk duan show e propagande, por duan dhe presin zgjidhje, duan buke, duan siguri, duan uje 24 ore ne dite dhe duan te shohin e te degjojne ekspertet e shendetesise ne keto dite te veshtira, jo te shohin fytyren tende!
© SYRI.net