Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim plot fyerje dhe mllef kundër shqiptarëve. Mes të tjerash, Rama tha se ai është babai i rreptë i shqiptarëve në këto kohë të vështira.
Në një moment, Rama tha se i ka ndihmuar shqiptarët edhe kur ra tërmeti.
“Kur ra tërmeti e patë që ju dola për Zot. Nuk ia lashë Zotit asnjë nga detyrat e mia,” tha Rama.
E megjithatë, kur tërmeti vetëm Rama nuk u doli zot shqiptarëve.
Dhjetëra njerëz u lanë të jetojnë në banesa thuajse të rrënuara edhe pse ishin lajmëruar nga një tërmet në shtator.
Shumë prej tyre humbën jetën.
Operacionit e shpëtimit treguan se shteti shqiptar dhe qeverisja janë të rrënuara.
Shqipëria nuk kishte as edhe një qen shpëtimi.
Pastaj procesi i rindërtimit nuk ka nisur edhe pse kanë kaluar katër muaj.