Salianji: “Kudo flitet si të mbijetojnë familjet e bizneset, ky flet se si të mbijetojë qeveria”

Saturday, 28 Mars 2020 19:48

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka akuzuar qeverinë për propagandë, ndërsa tha se në situatën e krijuar nga koronavirusi, kudo në botë “qeveritë veprojnë këtu vetëm flitet”.

Më një shënim në facebook, Salianji thotë se nuk është koha për të menduar për pushtetin politik, por për të vepruar për popullin.

Në këto situata shumë qeveri mund të menaxhojnë në mënyrë të shkëlqyer dhe të dështojnë prej situatës, por të dështosh sepse s’do të menaxhosh duke mos ofruar shërbime por fjalë dhe akte boshe nëpër etër është perfide dhe tregon qartë që lufta nuk bëhet për ti shërbyer qytetarëve por për akumulim personal të PR”, shkruan mes të tjerash Salianji.

Postimi i plotë:

Shteti është strukturë e ngritur për të ndihmuar individin, duke patur parasysh këtë pohim kudo në botë kryeministrat po komunikojnë çfarë masash po marrin qeveritë, ketu Rama sillet si pronar i shtetit dhe qytetarëve dhe komunikon se çfarë masa duhet të marrë pupulli! Kudo flitet se si të ndihmohen qytetarët ky flet se si të ndihmohet qeveria që të ketë para të paguajë miliarderët!

Kudo flitet se si të mbijetojnë familjet dhe bizneset ky flet se si të mbijetojë qeveria!

Kudo në botë qeveritë veprojnë ketu vetëm flitet!

Në kushtet e një fatkeqësie natyrore dhe emergjence shëndetësore qeveria së paku duhet të tentonte të menaxhonte krizën reale, ndërkohë që qeveria po përpiqet të menaxhojë vetëm perceptimin e publikut duke luajtur vetëm me akte propogandistike!

Në keto situata shumë qeveri mund të menaxhojnë në mënyrë të shkëlqyer dhe të dështojnë prej situatës, por të dështosh sepse sdo të menaxhosh duke mos ofruar shërbime por fjalë dhe akte boshe nëpër etër është perfide dhe tregon qartë që lufta nuk bëhet për ti shërbyer qytetarëve por për akumulim personal të PR dhe për të bindur qytetarët sikur po punohet ndërkohe që qytetarët nuk bëjnë dot sikur po ushqehen me lugen bosh!

Nuk është koha për të menduar për pushtetin politik dhe paratë e korrupsionit, është koha për të vepruar për popullin!

Login to post comments