Lubonja: Shqiptarët po mbyllen brenda që Rama të bëjë propagandë në Itali

Saturday, 28 Mars 2020 22:01

Analisti Fatos Lubonja, shkruan mbrëmjen e sotme se shqiptarët janë futur në karantinë që Edi Rama të bëjë propagandë.

Duke komentuar nisjen e 30 mjekëve e infermierëve në Itali, Lubonja shkruan se as Italia nuk ka marrë masat ekstreme që ka marrë qeveria e Ramës për të mbyllur njerëzit në shtëpi.

‘Tani na del se ne duhet ta bëjmë këtë sakrificë ekstreme, që Edi Rama të bëjë propagandë në Itali’, shkruan Lubonja në faqen e tij në Facebook.

Reagimi i plotë i Fatos Lubonjës:

 

Dëgjova në lajmet e mbrëmjes se qeveria Shqiptare ka dërguar 30 mjekë e infermierë në Itali.

Ajo që mendova ishte: Italia, edhe pse shumë më e infektuar se Shqipëria nuk i ka mbyllur njerëzit me qen e me mace në shtëpi si tek ne-ku na kërkohet deri që t’i kërkojmë 24 orë përpara leje policisë për të dalë vetëm 60 minuta një pjestar i familjes të bëjë pazarin.

Deri sot e kemi justifikuar këtë mbyllje ekstreme tonën, si në asnjë vend tjetër në Evropë, megjithëse kemi vetëm 10 të vdekur, me gjendjen tejet të dobët të sistemit tonë shëndetësor dhe rrezikun që mund të na presë nesër nga kjo.

Tani na del se ne duhet ta bëjmë këtë sakrificë ekstreme, që Edi Rama të bëjë propagandë në Itali.

I bëj thirrje Presidentit, Parlamentit, Qeverisë që ose këta mjekë të kthehen sa më parë, ose që lejet tona të lëvizjes të bëhen të paktën si të Italisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...