'Pas Rusisë edhe Shqipëria'/ Çfarë fsheh propaganda me mjekët për Italinë

Saturday, 28 Mars 2020 23:11

Kur kryeministri Edi Rama u shfaq në aeroport me disa mjekë në sfond, me kostume kundër kontaminimit, u kuptua se gjithçka ishte inskenuar me kujdes për të bërë propagandë edhe në këto ditë të vështira.

Nuk ka dyshim se çdo shqiptar ia do të mirën Italisë dhe do donte me shpirt që ajo do ringrihej sa më shpejt.

Natyrisht kjo është një kohë kur mjekët dhe infermierët janë të nevojshëm në vend, së pari sepse vetë qeveria ka shpallur emergjencën dhe kërkon vullnetarë, por edhe sepse siç tregonte një statistikë e para pak ditëve, Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve në Europë sepse kjo qeveri i ka degdisur nëpër botë.

Dikush u tall dhe tha se mjekët më në fund paskan veshur kostumet mbrojtëse që erdhën nga Turqia.

Por për të zbuluar propagandën qeveritare u kujdes ai i zakonshmi, Erion Veliaj.

Në një postim ai shkroi se pas Kinës dhe Rusisë, edhe Shqipëria po jep ndihmesën e saj. Ai e fshiu postimin, por la gjurmën që tregon delirin e kësaj qeverisje, e cila e mendon veten si fanar ndriçues në botë.

Po, është e vërtetë se Rusia ka ndihmuar Italinë, por gazeta La Stampa shkruante se ato ndihma ishin të pavlera për situatën.

Kurse gazeta BILD shkruante se qëllimi i Rusisë është vetëm të valëvisë flamurin e saj për propagandë nëpër Itali.

Sigurisht ka shumë mënyra edhe për ta ndihmuar Italinë dhe për të qenë të sinqertë me vuajtjen e saj.

Por kjo mënyrë me kaq shumë show dhe propagandë është tallje me ta.

Se me shqiptarët po tallen përditë.

Image

 
  
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...