Tabaku: S'mund të mbahen të vetëpunësuarit e vegjël me fjalë dhe me thërrime!

Tuesday, 31 Mars 2020 16:33

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një reagimi në rrjetet sociale, kundërshton paketën e qeverisë për ti ardhur në ndihmë biznesit të vogël.

Sipas saj, shuma prej 26 mijë lekësh që ofron qeveria, është e papërfillshme në raport me shpenzimet.

"Vetëm për të paguar qiranë, dritat, ujë, paga, sigurime, taksat vendore dhe ato qendrore i duhen 256 mijë lekë në muaj. Pra, qeveria do t’i kompensojë të vetëpunësuarit me një vlerë të papërfillshme në raport me shpenzimet", shkruan ndër të tjera Tabaku.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

 

Nuk mund të mbahen te vetëpunësuarit e vegjel me fjalë dhe me thërrime!

A i mjaftojnë 26 mijë lekë në muaj për një të vetëpunësuar që të mbajë biznesin hapur???

Lexojeni përgjigjen më poshtë te tabela e kostove që ka një biznes i vogël: Vetëm për të paguar qiranë, dritat, ujë, paga, sigurime, taksat vendore dhe ato qendrore i duhen 256 mijë lekë në muaj. Pra, qeveria do t’i kompensojë të vetëpunësuarit me një vlerë të papërfillshme në raport me shpenzimet.

Vlera prej 14 mln lekësh që ka parashikuar qeveria, me një pagesë prej 26 mijë lekë/muaj për 30 mijë të vetëpunësuar, është e pamjaftueshme. Ata që do të përfitojnë nga kjo vlerë nuk mund të paguajnë as detyrimet ndaj qeverisë. Pa u mbetur asgjë për veten e tyre në fund të muajit.

Dhe nga kjo pagesë do të mund të përfitojnë VETËM 1 në 3 biznese të vogla! Shumica e bizneseve të vogla, 70 mijë të tilla, janë PËRJASHTUAR nga çdo lloj ndihme!

Kur vendet fqinje kanë disbursuar miliona, qeveria shqiptare duhet të ndalë menjëherë pagesën prej 120 mln eurosh për oligarkët, të ndalë tenderat abuzivë dhe të pakuptimtë për këtë gjendje që ndodhemi. Çdo qindarkë duhet të shkojë për shëndetin, për qytetarët pa të ardhura dhe bizneset që rrezikojnë falimentimin në masë. Koha nuk pret.

Image

 
 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...