E-albania jashtë funksionit/ Basha: Qeveria të mos i braktisë qytetarët, siguri absolute për ushqimin dhe të ardhurat minimale

Tuesday, 31 Mars 2020 17:07

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke iu referuar mosfunksionimit të E-albania, aplikacioni ku qytetarët duhet të marrin leje për të dalë, i kërkon qeverisë që të mos i braktisë njerëzit në nevojë, por t'u sigurojë ushqim dhe të ardhurat minimale

Pyetje: Ju e keni mbështetur masën e marrë për të qëndruar në shtëpi, e-albania nuk po funksionon si duhet për të marrë leje e për të dalë qytetarët me rradhë dhe me orar të kufizuar, ndërsa e hëna ngjante si një ditë e zakonshme dhe të gjithë ishin me makina. Si e vlerësoni ju, a duhen marrë masa të tjera, çfarë duhet të bëjmë zoti Basha?
Lulzim Basha: Çdo masë e shpallur duhet të jetë një masë e zbatueshme dhe që të jetë e zbatueshme ajo duhet të jetë realiste.

P.sh, nëse kërkon që çdokush të dalë nga shtëpia, një anëtar i familjes për një orë vetëm për nevojat e familjes, në qoftë se kërkon një masë të tillë që ky person të aplikojë, atëherë aplikacioni duhet të jetë funksional. Kjo është ajo që kërkova para tre ditësh. Aplikacioni nuk ka qenë funksional, dje këtë e ka pranuar edhe kryeministri. Është mirë që gjërat që nuk bëhet të thuhet troç: kjo nuk funksionon dhe të shtyhet masa, sesa të thuhet që policia të jetë mirëkuptuese. Kjo masë nuk ka funksionuar dhe nuk funksionon as sot.

Uroj që të merren gjithë hapat e nevojshëm që, në qoftë se qytetarëve u kërkohet një kufizim i tillë, atëherë të jenë në gjendje që atë që përfitojnë një orëshin, ta përfitojnë realisht. Nuk ka rrugë tjetër për ta mbajtur nën kontroll përhapjen e koronavirusit përveç distancimit social, për këtë nuk duhet të kemi asnjë dyshim. Ndaj thirrja ime prej fillimit ka qenë që këto masa të merreshin dhe të merreshin më parë seç u morën.

Pa diskutim që distancimi social vjen me përfitime të kufizimit apo të frenimit të përhapjes së virusit apo vjen edhe me dhimbje të mëdha sociale, ekonomike dhe psikologjike.
Edhe njëherë dua t’i drejtohem çdo qytetari, unë e di se sa e vështirë është bërë jeta këto tre javë dhe në veçanti pas tre javëve sakrificë dhe dua t’ju falenderoj nga zemra, duhet të tregojmë sa më shumë mirkuptim për njëri-tjetrin brenda familjes, bashkëshortët për njëri-tjetrin, më fëmijët, me të moshuarit. Të jemi sa më mirkuptues, sa më tolerantë me njëri-tjetrin sepse kjo është realisht e jashtëzakonëshme.

Por ndërkohë që ju kërkoj këtë qytetarëve në mënyrë të përsëritur në emër tim, në emër të opozitës dua të përsëris apelin, thirrjen, kërkesën time për qeverinë: të mos lërë këta njerëz vetëm. Qytetarët duhet të kenë siguri absolute për nevojat minimale të jetës. Duhet të kenë siguri absolute për ushqimin, të kenë siguri absolute për të ardhurat minimale. Dhe nuk ka rrugë tjetër për ta bërë këtë, përveçse injektimit të parave, në rradhë të parë te familjet në nevojë, në rradhë të dytë tek ato biznese, te shumica e bizneseve që janë stopuar dhe në radhë të tretë injektimi direkt të parave apo shtyrjen e detyrimeve financiare për ato biznese që vazhdojnë në kushte të vështira.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...