‘’Sot është 1 prill, paratë nuk janë tek qytetarët’’, Basha: Kemi hyrë në një muaj edhe më të vështirë…

E mërkurë, 01 Prill 2020 15:14

Kreu i PD, Lulzim Basha në një videokonferencë me gazetarët  ka ngritur shqetësimin se sot ka hyrë muaji prill dhe qytetarët nuk kanë marrë pagesat e luftës.

Basha shprehet se ky është një muaj edhe më i vështirë për ekonominë shqiptare të goditur tashmë nga koronavirusi.

Madje lideri opozitar ka zbuluar se në 72 orët e fundit i janë 10- fishuar mesazhet e ardhur nga qytetarët kryesisht nga familje në nevojë që nuk kanë asnjë ushqim  dhe asnjë të ardhur.

”Dokumenti është bërë publik prej 2 javësh në mënyrë të përsëritur është shpallur publikisht kostoja për të gjitha masat.

Mbledhja e kësaj kostoje ka shkuar në 90 milionë euro si pjesë e paketës ndihmëse për të gjitha kategoritë, ata në nevojë, ata që kanë humbur të ardhurat dhe sipërmarrja.

Gjithçka me transparencë dhe publike. Nuk është koha për të harxhuar kohë për të sulmuar opozitën dhe pastaj për të pranuar propozimet me vonesë.

Nuk po bëhet propozimet tona pa doganë dhe për fushtaë.  Deri tani janë adoptuar disa në letër. I bëjmë thirrje t’i zbatojnë.

Nëse Shqipëria me buxhet dy herë më të madh se Kosova dhe Kosova ka 3-fishin në pakteë atëhere nuk mund t ëpranohet. Të paktën Shqipëria të ngrihet në nivelin e Kosovës. Minimalisht duam atë të Kosovës. Plani ynë ësht realist dhe të adoptohet. Për pasojat ekonomike ka filluar një muaj edhe më i vështirë. Në 72 orët e fundit është 10- fishuar nr i mesazheve nga familjet në nevojë që nuk kanë as ushqime dhe as financa.

Kjo është detyrë e qeverisë, nuk mund të bëhet me vullnetarizmin e shoqërisë dhe opozitës. 120 milionë euro duhet të derdhen tek emergjencat. E pafalshme mos rishihet buxheti dhe ato shpenzimet operative dhe publike.

Kërkesa ime është t’u sigurohet ushqimi dhe e ardhmja. Bosh janë frigoriferët e shqiptarëve, kontot e qytetarëve dhe sipërmarrjeve. Duhe 3- fishim i paketës së pamjaftueshme.

Të fillojë dhe zbatimi i kësaj. Sot është 1 prilli. Dhe paratë të cilat duhet të ishin për të siguruar përditshmërinë e tyre nuk janë aty. Kjo është e pafalshme. Barku bosh i fëmijëve nuk pret. Në shpirtin e konstruktivitetit, duke përshëndetur hapin e vonë me anulimin e tenderimeve publike dua edhe hedhjen e hapave të tjerë për të mos cënuar shqiptarët apo ekonominë.”- tha Basha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...