‘Të zbatohen propozimet e opozitës’, Basha - Ramës: S’ka më kohë, ja hapat që duhen hedhur urgjent

E mërkurë, 01 Prill 2020 16:02

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli sërish për paketën e opozitës për të nxjerrë vendin nga kriza e koronavirusit.

Në një videokonferencë me gazetarët, kreu i PD tha se sot kemi mundësi të bëjmë shumë për të shmangur rënien e Shqipërisë vertikalisht në një greminë, ndaj dhe sipas tij, nuk ka më kohë për të humbur, por duhen zbatuar menjëherë propozimet e opozitës.

“Nëse do ishte treguar kujdes me qindarkat e shqiptarëve, nëse s’o ishte treguar arrogancë ndaj biznesit, fermerëve, shtresës së mesme, nëse taksat s’do ishin rritur, nëse paratë e shqiptarëve do administroheshin me kujdes, padyshim që Shqipëria s’do ishte në atë zonë të rriskut të lartë. Sot kemi mundësi të bëjmë shumë për të shmangur rënien e Shqipërisë vertikalisht në një greminë. Nuk ka më kohë për të humbur, këto hapa duhen hedhur menjëherë. Dua të falënderoj këshilltarët e huaj që i kanë kërkuar qeverisë të ndjekë hapat e kërkuara nga opozita për lehtësira për biznesin.

Paketa jonë është paraqitur publikusht. Le të mos kërkojmë shkaqe apo pretekste te mosparaqitja e paketës. Paketa është e qartë. Qeveria tregohet shumë e vëmendshme ndaj asaj që thotë opozitë. Le të mos i sulmojë, para se t’i pranojë. Le t’i pranojë, dhe sa herë t’i pranojë, ne do t’i përshëndesim. Këtu nuk ka asgjë të fshehtë, ajo që kërkohet është që qeveria jo vetëm të dëgjojë, por edhe të veprojë, sepse sot realisht frigoriferët, tryezat, xhepat e shqiptarëve janë bosh”, tha Basha.

Pyetje: Shqipëria kaloj fatkeqësinë e tërmetit, tani po përballet me pandeminë. I druheni faktit që nesër mund të përballemi me një buxhet të falimentuar?
Basha: Buxheti i shtetit ishte i falimentuar edhe para krizës së pandemisë, edhe para krizës së tërmetit. Shqetësimi im, i PD dhe opozitës është shqetësimi i çdo qytetari, monilizimi i të gjitha mundësive për t’u përballur me këtë krizë. Jemi shumë mbrapa me testimet. Ne nuk dimë realisht përmasën e infeksionit, sepse testimet tona janë ndër më të ulëtat në rajon dhe Evropë. Nëse nuk testohet, sakrifica e njerëzve që rrinë në shtëpi shkon kot. Testimet dhe mbështetja për shëndetësinë është prioriteti kryesor.

Së dyti, shtresat në nevojë, janë 50% e popullsisë që mbyll muajin në lista ushqime. Mesazhet që më vijnë nga në qendrat e qyteteve tona, jo thjesht nga periferia. Shumë familje janë goditur rëndë nga kriza, nuk mund të ngropen me lugë bosh. Së treti, biznesi, i cili ka reaguar fuqishëm, duke kërkuar ndihmë. Dhomat tregtare, shoqatat e prodhuesve, shoqata e fasoneve, konvergojnë në shumë pika, që ne si opozitë ja kemi parashtruar qeverisë.

Login to post comments