Qytetarët në mbarë bashkitë e vendit po denoncojnë një dukuri në shpërndarjen e ndihmave ushqimore, që deri dje nuk dukej aq hapur: ndihma vetëm për ato familje që dolën në votimin e 30 Qershorit.
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar këtë fakt si "një krim politik", njesoj siç vepronte Milosheviçi në Kosovë dhe ka publikuar dy mesazhet si dëshmi nga bashki të vendit:
“Për shpërndarjen e ndihmave, narkoqeveritarët përdorin listat e votimit të farsës moniste të 30 qershorit. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Ky është krim politik, është diferencim politik si ai që bënte 30 vjet më parë, Millosheviçi në Kosovë,” shkruan Berisha.
"Zoti Berisha, të lutem shumë, jam ... nga Delvina që po të shkruaj.
Këtu në Delvinë po shpërndajnë ndihmat dhe këto ndihma po u venë vetëm atyre që votuan në 30 qershor; po ne që kundërshtuam 30 qershorin, të vdesim. Të lutem më kthe një përgjigje, se s’di ku të ankohem. Me respekt T.F. Delvinë"
"Përshëndetje z. Berisha
Gëzoj të jeni mirë. Doja t’ju thosha lidhur me ushqimet që përditë del ai “i gjati”, thotë “po ndaj ushqime për njerëzit në nevojë”.
Nuk kemi parë gjë. Mbushen makina me ushqime, i shpërndajnë vetëm tek njerëzit e vet. Ne si invalid s’na ka sjellë njeri gjë, sepse nuk dolëm në votimin për kryetarin. Të fala ..."