Autoblindat ushtarake mes Tiranës/ Manjani: Rama do të krijojë terror, frikë e panik

Diel, 05 Prill 2020 21:29

Parakalimi i autoblindave të Forcave të Armatosura përmes Tiranës ditën e sotme ka tërhequr edhe vëmendjen e ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shprehet ndër të tjera se, ky është edhe qëllimi i kryeministrit Edi Rama: të krijojë terror, frikë dhe panik.

"Disa miq më shprehin shqetësim për autoblindët e ushtrisë që kanë dalë në rrugët e Tiranës me urdhër të komandaturës së Surrelit. Pikërisht ky është qëllimi të krijojë terror, frikë e panik. Ai do që ne të humbim mendjen duke u marrë me tema të tilla si: Kush e dha urdhërin? A është e ligjshme? Ç'thotë Kushtetuta? Etj etj...", shkruan Manjani.

 

Postimi i plotë:

 

"Disa miq më shprehin shqetësim për autoblindët e ushtrisë që kanë dalë në rrugët e Tiranës me urdhër të komandaturës së Surrelit.

Pikërisht ky është qëllimi të krijojë terror, frikë e panik. Ai do që ne të humbim mendjen duke u marrë me tema të tilla si: Kush e dha urdhërin? A është e ligjshme? Ç'thotë Kushtetuta? Etj etj...

Ai pra, do që njerëzit të mos e kenë mendjen tek problemi real: kriza ekonomike që po pllakos. Tek keqmenaxhimi ekstrem i punëve të shtetit edhe në këtë pandemi. Tek qeveria që nuk po u vjen në ndihmë njerëzve, por ju është ngjitur në kurriz si hall shtesë.

Duhet të kuptojmë të gjithë se ato blinda drejtohen prej shqiptarësh dhe që në asnjë rrethanë nuk i përdorin kundër shqiptarëve. Ata nuk janë pushtues.

Kaq mjafton besoj për ta sfumuar këtë paradë politike me ushtrinë e NATOs për më tepër.

Ato blinda nuk ka bythë ti mbajë njeri aty ku janë sot, ditën kur qytetaria të jetë në rrugë.

Sot udhëheqja ka nevojë të spekulojë me atë paradë blindash dhe të shfokusojë mendjen e njerëzve.

Por blindat nuk mund ta mbrojnë dot Atë, udhëheqsin kryeplak pra, nga e shara kolektive që merr prej tensionit nga terrori idiot që kërkon të imponojë.

Mendoj që nuk i duhet dhënë rëndësi paradës së blindave, por duhet mbajtur mendja tek çështjet reale që kemi dhe mesaduket do ti kemi jo të vogla.

Fundja për momentin të gjithë jemi dakort që ska rrugë tjetër përveç se të qëndrojmë në shtëpi.

Ndaj ska asnjë kuptim se kush bën paradë në rrugë. Kur të dalim, ato nuk do jenë aty. Kjo është e sigurtë"

Autoblindat sot në Tiranë:

Image

 
 

© SYRI.net

Login to post comments