PD, Koduzi: Testim masiv për të fituar mbi virusin, numri i ulët fsheh të vërtetën

Hënë, 06 Prill 2020 15:10

Partia Demokratike ka kërkuar sërish sot, testim masiv të qytetarëve me qëllim që të fitohet ndaj koronavirusit.

Në një deklaratë për mediat, Gazmend Koduzi tha se ‘numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën për nivelin real të përhapjes së virusit’.

Deklaratë e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi

 

Këto ditë e gjithë bota flet për një mënyrë efikase për të fituar mbi virusin. Testimi masiv i qytetarëve është rruga e duhur, por qeveria e Shqipërisë refuzon të flasë për këtë çështje.

 

3 javë pas identifikimit të rastit të parë me COVID 19, është provuar statistikisht se sa më shumë testime bëhen, aq më shumë rritet zbulimi i personave të infektuar.

Masat e distancimit social janë të domosdoshme për të ngadalësuar përhapjen, por vlera e mbylljes në shtëpi bie, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar.

Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë! Në mënyrë të përsëritur, Partia Demokratike I ka kërkuar qeverisë t’u shpjegojë shqiptarëve:

Pse vazhdon të mbajë të ulët numrin e testimeve?

Pse ne e dimë sa testime dhe pajisje të tjera testuese ka Kosova, Maqedonia e Veriut apo Serbia dhe nuk e dimë çfarë kapaciteti ka Shqipëria për të testuar qytetarët e saj?

Pse në Shqipëri qeveria e ka përqendruar analizën për virusin vetëm tek një laborator i kontrolluar prej saj?

Refuzimi i qeverisë për të bërë transparencë, për të informuar qytetarët shqiptarë dhe për të rritur numrin e testimeve lë vend vetëm për dy alternativa:

ose qeveria nuk u përgatit për të marrë teste, që kur ne e paralajmëruar gati dy muaj më parë,

ose numri i ulët i testimeve është strategji e saj për të fshehur gjendjen reale të përhapjes së virusit.

Nëse e para është paaftësi, e dyta është një akt kriminal dhe i dënueshëm, që vë mbi të gjitha interesin politik të kryeministrit dhe jo interesin publik të qytetarëve 

Me keqardhje, edhe si mjek në kontakt të vazhdueshëm me kolegët e mi, më duhet të pohoj se kemi humbur shumë kohë duke e mbajtur në minimum numrin e testimeve. 

Gjurmimi i të gjitha kontakteve të personave të konfirmuar me COVID-19 dhe testimi i tyre, testimi i stafeve shëndetësore dhe punonjësve të tjerë që janë në kontakt të përditshëm me qytetarët duhet të jetë prioritet.

Pushteti lokal, institucionet e shendetit publik në zonë, mjekët e familjes duhet të përfshihen në këtë gjurmim, pasi janë shumë më afër qytetarëve dhe njohjet janë më të mëdha.

Çdo ditë që kalon pa testime masive është një ditë që ndihmon përhapjen e virusit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...