Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një komunikim me Skype me News 24, e cilësoi të gabuar dhe të pavërtetë projeksionin e paraqitur sot nga kryeministri Rama se Shqipëria do të kishte 286 viktima në rast se qeveria nuk merrte masat e duhura për karantinimin e popullsisë.
“Është i pavërtetë projeksioni dhe i gabuar. Duhet të kishim bërë mbi 3 mijë raste, treguesi i raportit të rasteve të konstatuara dhe vdekjeve tregon se dicka nuk shkon. Kemi përqindjen më të lartë të vdekshmërisë në rajon. Duke testuar 20 herë më pak, kemi shifra të ulëta por fakti që vdekshmëria është e lartë…shifrat janë kokëforta”,- tha Vasili.
“Unë medoj që edhe në nivel botëror jemi duke shkuar drejt kurbës së sheshtë me një tendencë pa kthim, që thyrje të fortë do të kishte fundin e prillit dhe fillimin e majit”,- tha Vasili.
Por ai shtoi se: “Amerika bën diferencë nga Europa se akoma nuk ka Kpur pikun. Besoj që bota brenda dy javësh do ketë ulje, pjesën superkritike e ka kalur. Sjellja e virusit ka treguar të njejtën mënyrë në disa vende të ndryshme”.
Sipas tij, qeveria duhet të punonte më shumë me testimin e rasteve të dyshuara.
“Në rast se mungojnë testet le të thuhet, do ishte komunikim më korrekt dhe më i sinqertë. Këtë që thonë këta do ta refuzonte edhe dashamirësi më i madh i qeverisë. Nuk do kishim vatra të papritura nëse do kishte testim. Pra, në këtë situatë hetimi i zbulimit të rasteve është më i ngadaltë. Ne në këtë rast po i shkojmë nga pas virusit nuk po dalim një hap para tij. S’ka nevojë për propagandë këtu dhe porojeksione të marra. Këta flasin për luftë dhe nuk kanë mjetet për të luftuar”,- shtoi ai.