Basha pas deklaratës së Yuri Kim: “PD do vazhdojë të ofrojë zgjidhje konkrete”

Hënë, 06 Prill 2020 17:48

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim e cila tha se politika shqiptare duhet të jetë e unifikuar në situatën e krijuar nga COVID-19.

Basha shkruan në Twitter se PD do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje konkrete dhe transparencë nga qeveria.
 

“Falemnderit @USAmbAlbania & SHBA për ndihmën kundër #COVID19.
@pdshqiperi do vazhdojë të insistojë për testim dhe distancim social, të ofrojë zgjidhje konkrete & të kërkojë transparencë nga qeveria.
Fokusi ynë është jeta, shëndeti dhe ekonomia e shqiptarëve, jo retorika politike”, shkruan Basha.

Basha Twitter

Ambasadorja e SHBA shkroi se Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, lideri i opozitës Lulzim Basha duhet të jenë të unifikuar në këto kohë kundër Covid-19. “Tani nuk është koha për politikë si zakonisht. Nuk mund të fitojmë luftën pa unitet dhe disiplinë nga të gjithë liderët dhe të gjithë njerëzit, nga Shkodra në Sarandë”, apeloi Kim.

Login to post comments