Meta kujton 7 prillin e pushtimit fashist: Edhe pse të braktisur, ne shqiptarët iu përgjigjëm pabesisë

Tuesday, 07 Prill 2020 08:14

Presidenti Ilir Meta kujton 7 prillin e 1939, kur fashistët pushtuan Shqipërinë. Në një mesazh në “Facebook”, Meta shkruan se 7 prilli është një ditë e hidhur si vetë pabesia në historinë tonë, por edhe një ditë nderimi për rezistencën heroike të ushtarakëve patriotë, me në krye Heroin tonë Mujo Ulqinaku.

Sipas Kreut të Shtetit, edhe pse shqiptarët ishin të vetëm dhe të braktisur nga të gjithë, ju përgjigjën pabesisë së pushtuesve fashistë me patriotizmin e bijve më atdhetarë të këtij vendi.
Mesazhi i Metës:
Sot është 7 prilli, një ditë e hidhur si vetë pabesia në historinë tonë. Por është edhe një ditë nderimi për rezistencën heroike të ushtarakëve patriotë, me në krye Heroin tonë Mujo Ulqinaku.

Edhe pse të vetëm dhe të braktisur nga të gjithë, ne shqiptarët ju përgjigjëm pabesisë të pushtuesve fashistë me patriotizmin e bijve më atdhetarë të këtij vendi, të cilët ju kundërvunë me vetëmohim njërës prej fuqive më të mëdha të kohës.

Ndaj sot, ne shqiptarët përulemi me nderimin më të thellë para sakrificës sublime të ushtarakëve patriotë dhe djemve më të mirë të Atdheut, të cilët me bindje të plotë dhanë edhe jetën e tyre për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe dinjitetit kombëtar, duke shënuar dhe fillimin e Rezistencës Antifashiste të popullit shqiptar.

Mirënjohje të përjetshme Heroit tonë të Rezistencës Antifashiste Mujo Ulqinaku dhe të gjithë patriotëve të tjerë, të cilët përmbushën me nder betimin e tyre para Flamurit Kombëtar, duke e larë atë edhe me gjakun e tyre të paharruar. 🇦🇱

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...