“Hapeni kufirin, luftën e keni me armikun”/ Manjani apel Ramës: Nuk janë armiq, janë shqiptarë

Hënë, 06 Prill 2020 17:59

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me bllokimin e shqiptarëve në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Manjani shkruan se është e paimagjinueshme dhe nuk arrin t´a kuptojë se çfarë i kushton të hapin portën dhe të lejojnë shqiptarët të hyjnë në atdheun e tyre.

“Mirë Greku, po edhe shqiptari i mbyll kufirin shqiptarit?!

Ata nuk janë armiq.
Nuk janë refugjatë.
Nuk janë azilantë (trajtohen më njerëzisht).

Janë shqiptarë që duan të shkojnë në shtëpitë e tyre, me mjetet e tyre të transportit.

Nuk duan as “Lasgush” as Dollmush (furgon) nga Kryeplaku.

Asgjë!

Vetëm të hapet porta e hekurit që është bërë me taksat e tyre dhe që e kanë në dorë nënpunës që gjithashtu paguhen nga taksat e tyre”, shkruan Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani

Është e paimagjinueshme!

Nuk arrij ta kuptoj ende, ç’a ju kushton thjesht të hapin një portë hekuri të lejojnë shqiptarët të hyjnë në shtetin e tyre?!!!

Mirë Greku, po edhe shqiptari i mbyll kufirin shqiptarit?!

Ata nuk janë armiq.
Nuk janë refugjatë.
Nuk janë azilantë (trajtohen më njerëzisht).

Janë shqiptarë që duan të shkojnë në shtëpitë e tyre, me mjetet e tyre të transportit.

Nuk duan as “Lasgush” as Dollmush (furgon) nga Kryeplaku.

Asgjë!

Vetëm të hapet porta e hekurit që është bërë me taksat e tyre dhe që e kanë në dorë nënpunës që gjithashtu paguhen nga taksat e tyre.

E lëmë Kushtetutën e Republikës, po edhe nga “kushtetuta e Surrelit” mësuam se Ai “…nuk ka vdekur akoma”.

Eshtë ende në fuqi ky nen i kushtetutës së Surrelit, apo jo?!

Hapini more ato porta të shkojnë njerëzit në shtëpitë e tyre! Ç’do me thënë kjo?!!

Lufta është me armikun, jo me njëri-tjetrin!!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...