Presidenti Meta uron komunitetin Rom në gjuhën rome me rastin e 8 Prillit

E mërkurë, 08 Prill 2020 17:04

Presidenti Meta ka uruar komunitetin rom në ditën ndërkombëtare të tyre. Meta ka zgjedhur ta përshëndesë këtë komunitet në gjuhën e tyre.
BAHTALO TUMARO DIVE 8 APRIL!

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve, këtij komuniteti të dashur, që sot kremton për traditat e pasura kulturore, trashëgiminë e larmishme, historinë e veçantë dhe gjuhën aq melodioze.

Shoqëria jonë ndonëse ndihet krenare për promovimin e tolerancës, gjithëpërfshirjes, diversitetit dhe respektit ndaj komuniteteve dhe minoriteteve, ende përballet me sfidën dhe nevojën e domosdoshme për mirëintegrimin dhe përshirjen sociale të romëve, të cilët për fat të keq në shumë raste ende diskriminohen, u mungojnë kushtet miniminale të jetesës, punësimi, kujdesi arsimor e shëndetësor.
Arsimimi i fëmijëve Rom është një element thelbësor për të bërë të mundur përfshirjen e tyre sociale dhe përparimin në jetë.
Veçanërisht në këto momente të vështira për shkak të pandemisë COVID-19, një vëmendje e posaçme duhet treguar edhe ndaj këtij komuniteti, për shkak edhe të kushteve tepër të vështira, në të cilat ndodhen shumë përfaqësues të saj.

Login to post comments