Propozimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Basha thirrje qeverisë: Rialoko buxhetin për koncesionet, fondi 50 mln euro për shtresat në nevojë s’mbulon nevoja

E mërkurë, 08 Prill 2020 17:53

Basha i bën thirrje qeverisë që të rialokojë buxhetin për koncesionet, pasi fondi prej 50 milionë euro për shtresat në nevojë është i pamjaftueshëm.

Postimi i liderit demokrat Lulzim Basha:

Shqetësimet dhe propozimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë janë të drejta. I kam kërkuar qeverisë angazhimin e të gjitha resurseve ekonomike në buxhet për të mbështetur biznesin nga vështirësitë e shkaktuara prej pandemisë.

Qeveria shqiptare duhet të RIALOKOJË fondet e vendosura në buxhet për PPP-të, nga shpenzimet operative si edhe nga investimet publike dhe ti vërë ato në funksion të nevojave shëndetësore dhe ekonomike.

Fondet e shpallura nga qeveria prej 50 milionë euro në total për 3 muaj, për shtresat në nevojë, pagat e biznesit të vogël dhe pagesën e papunësisë, NUK i mbulojnë nevojat e krizës.

Pas shëndetit, ekonomia duhet të jetë prioritet absolut i qeverisë. Shqipëria ka nevojë për masa gjithpërfshirëse dhe jo fjalë. Koha është tani, sepse çdo vonesë do kushtojë shtrenjtë.

 

Login to post comments