Basha: Mbështes kërkesën për shpërblim suplementar për punonjësit e policisë

E Enjte, 09 Prill 2020 10:49

Kryetari i PD Lulzim Basha e mbylli dje ditën e punës duke takuar dhe përshendetur forcat e rendit që ndodhen në një nga rrethrrotullimet e Tiranës.

Basha ka qëndruar për disa minuta duke biseduar me forcat e rendit dhe mesa kuptohet i ka falënderuar dhe dhënë kurajo për punën e tyre, veçanërisht në këto ditë të lodhshme dhe të ngarkuara për të gjithë policët në Shqipëri.

Kurse sot kryetari i opozitës kërkoi sërish shpërblim për forcat e rendit, pasi sipas tij javët e fundit ata kanë qenë në krye të detyrës dhe me orare të zgjatura.
MESAZHI I BASHES
Mbështes plotësisht kërkesën e drejtë të Sindikatës së Policisë për shpërblim suplementar për punonjësit e policisë.
Ashtu si çdo qytetar i këtij vendi jam dëshmitar për kushtet e vështira në të cilat ata po punojnë. Pas personelit shëndetësor, punonjësit e policisë janë në vijën e parë dhe ndër më të ekspozuarit ndaj rrezikut. Ata janë në shërbim me dhe pa orar në të gjithë vendin.
I bëj thirrje qeverisë që të gjejë mundësinë për të akorduar shpërblim financiar për punonjësit e policisë në krye të detyrës, dhe u kërkoj qytetarëve bashkëpunim të plotë dhe mirëkuptim e mbështetje për punonjësit e policisë në mënyrë që bashkarisht dhe duke u mbështetur tek njeri-tjetri ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak dhimbje.

 

 

Login to post comments