Presidenti: Duhen shtuar përpjekjet për të mbështetur biznesin

E Enjte, 09 Prill 2020 11:33

Presiudenti Ilir Meta i ka sugjeruar qeverisë sot se duhen shtuar përpjekjet për ta mbështetur biznesin në këto momente të vështira të shkaktuara prej epidemisë.

"Ndërsa duhet rritur efikasiteti i përpjekjeve për mbajtjen nën kontroll të pandemisë, - shkruan Meta në Fb, - në mënyrë që të mos shkojnë dëm sakrificat e deritanishme, është e qartë se duhen shtuar në mënyrën më përfshirëse dhe pozitive përpjekjet për të mbështetur biznesin për të lehtësuar kostot e mbijetesës dhe vazhdimësisë të tij në këto momente."

Po ashtu, Meta ka publikuar propozimin e ekspertes Irena Beqiraj publikuar ditët e fundit në mediat.

Login to post comments