Basha injoron sulmet e Ramës/ Bën thirrje për ndihmë për Preshevën

E Enjte, 09 Prill 2020 15:40

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka injoruar sulmet e Edi Ramës, qeveria e të cilit po del zbuluar se nuk ka marrë asnjë masë për Covid-19, por ka kërkuar që ti jepet ndihmë luginës së Preshevës, ku jetojnë mijëra shqiptarë.

‘Lugina e Preshevës po përballet me pasojat e COVID-19.

Për situatën e veçantë ku ndodhen, i bëj thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor.

Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje, është detyrim kombëtar dhe kushtetues’, shkruan Basha në Twitter.

 

Image

 
 

© SYRI.net

Login to post comments